ZN

Dubova : Mirë me nivelin e shërbimeve

/ 3 minuta lexim
ZN

Gjilan – Drejtoria e administratës së përgjithshme – DAP është në nivel tejet të kënaqshëm në përmbushjen e planifikimit vjetor për vitin 2012. Në të gjitha sektorët e DAP po punohet me përkushtimin maksimal në përmbushjen e agjendës vjetore, gjegjësisht realizimit të planit vjetor të punës ka thënë Arben Dubova.

Dubova tha se ky konstatim vlen si në aspektin e të hyrave po ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve. Duke ju referuar shërbimit të gjendjes civile Dubova tha se në këtë shërbim nga fillimi i muajit të ardhshëm pritet që të startojë punën softueri i ri i gjendjes civile i cili do të avancojë edhe më tej digjitalizimin e shërbimeve duke ngritur kështu cilësinë dhe efikasitetin e punës.

Edhe tek qendra për shërbim të qytetarëve dhe arkiva janë pranuar gjithsej 7.874 kërkesa nga qytetarët dhe janë kthyer gjithsej 7.112 përgjigje nga organet e administratës komunale. “Nga kjo shifër del se efikasiteti i organeve të administratës komunale në kthimin e përgjigjeve ndaj kërkesave të qytetarëve është në shkallën 90.32 %.” , tha Dubova.

Sipas një raporti të publikuar nga zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës, komuna e Gjilanit është radhitur e para sipas numrit të pranuar dhe përgjigjeve të kthyera për qasje në dokumentet zyrtare ka sqaruar Dubova.

ARKATANA

Gjithashtu në kuadër të synimit tonë për ngritje të vazhdueshme të transparencës ndaj qytetarëve duhet theksuar se së shpejti do të lëshohet në punë tabela digjitale e shpalljeve dhe njoftimeve për qytetarë si dhe pasurimi i vazhdueshëm i ueb faqes komunale me aktivitetet që po zhvillohen në komunë.

Sipas Dubovës në bashkëfinancim me USAID-in, programi DEMI është themeluar kabineti i TI-së, gjegjësisht qendra trajnuese e cila ka karakter regjional, çka nënkupton se këtë qendër mund ta shfrytëzojnë edhe komunat fqinje në regjionin e Anamoravës.
“Kjo qendër është e para në Kosovë dhe ajo do të jetë në shërbim të plotë të komunave me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale ekzistuese dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja” shtoj Dubova.
“Komuna e Gjilanit është lider në përdorimin e teknologjisë informative në nivel të vendit me çka kemi dëshmuar se jemi të gatshëm që sa i përket infrastrukturës, të ballafaqohemi me sfidat që do të sjellë aplikimi i pajisjeve moderne të TI-së në ofrimin e shërbimeve tërësisht digjitale për qytetarët”.

Dubova mendon se i tërë ky përkushtim dhe angazhim tejet serioz i stafit dhe menaxhmentit të drejtorisë ka rezultuar me realizimin, gjegjësisht tejkalimin e planifikimit edhe në aspektin e të hyrave. Planifikimi i të hyrave për këtë periudhë ka qenë 141.000,00 €uro, ndërsa realizimi është 148.734,00 €uro, çka do të thotë se realizimi i të hyrave është në shkallën prej 105 %./rajonipress/

Mund të ju interesoj: