GRANDEMALL

Duan zgjedhje “nëpër terr”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Janë bërë dy vjet prej se është arritur marrëveshja ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, liderit të opozitës së LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, për reformimin e sistemit zgjedhor, ndërsa përveç frazave politike, asnjë hap nuk është ecur përpara.

Derisa pritet që të caktohet data për zgjedhjet lokale, për shkak vonesave të paarsyeshme për miratimin e ligjit të ri për zgjedhje, në zgjedhjet e ardhme do të shkohet me ligj të vjetër, ligj ky që ka rezultuar me keqpërdorime të mëdha nga partitë politike.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen ndërmjet periudhës 15 shtator – 15 nëntor, ndërsa mundësitë që deri atëherë të miratohet ligji i ri duken të pamundura. Për këtë tregojnë vetë anëtarët e ish-komisionit për reformë zgjedhore, shkruan zëri.

Hidromorava

Ish-kryesuesi i këtij komisioni, Haki Demolli, nga radhët e LDK-së, bën të ditur se ka një pajtueshmëri mes partive politike që të shkohet me ligj të vjetër. “Besoj se në tubimet joformale, lidhur me zgjedhjet lokale, partitë politike janë pajtuar unanimisht që të shkohet me ligjin e vjetër”, u shpreh ai.

Ndërkohë që para një muaji zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli tha se “në zgjedhjet lokale do të shkohet me ligj të ri”. Ndërsa tash Pacolli bashkë me udhëheqësit e partive tjera “nuk po bëjnë zë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.