United Hospital

Duan të kthehen në Shqipëri, por Gjermania nuk ua jep pasaportat!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

21 azilkërkues shqiptarë kanë 14 ditë që kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri. Por kjo ka dështuar pasi që pasaportat e tyre të dorëzuara kanë mbetur në Dortmund
Paraqitja për kthim vullnetar e azilkërkuesve që nuk kanë gjasa për të fituar azilin duhej të ishte e mirëseardhur për autoritetet. Por duket se nuk është gjithmonë kështu, shkruan rp-online.de, përcjell albinfo.ch

Në Wessel të Gjermanisë (landi Nordrhein-Westfallen) për shembull, siç e pasqyron përfaqësuesja e ekzekutivit të qytetit, politikania nga SPD Ulla Hornemann, 21 azilkërkues shqiptarë kanë 14 ditë që kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri. Por kjo ka dështuar pasi që pasaportat e tyre të dorëzuara kanë mbetur në Dortmund. Kështu, nuk dihet se kur mund t`i marrin pasaportat dhe të kthehen në Shqipëri personat në fjalë, transmeton albinfo.ch.

Hornemann është informuar të martën për këtë rast. Atë e ka njohur me këtë situatë të re një i ri që angazhohet për refugjatët.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se madje është interesuar personalisht për pasaportat në Dortmund duke kërkuar që ato t`u dërgohen personave në fjalë.

Por atij i kanë thënë se në qendrën e përmendur tashmë janë grumbulluar 300 mijë pasaporta. Ai ishte treguar i gatshëm të shkonte për t`i gjetur ato që i kërkonin 21 refugjatët e penduar shqiptarë…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.