Duan medalje
Xhudistet kosovare do të kërkojnë medalje, në “Grand-Slam Abu-Dhabi 2015”, i cili do të mbahet sot dhe nesër. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë synime të qarta për këtë eveniment.
Kampionia e botës ka kaluar në xhiron e dytë pa luftë dhe do të përballet aty me fituesen e duelit Maria Ertl – Evelyne Tschopp. Kurse, Distria do të ketë punë me xhudisten nga Panamaja, Kristine Jimenez.
Të dyja garojnë në kategorinë 52 kilogramë. E Nora (57 kg) do ta ketë përballë xhudisten nga Taipei, Chen-Ling Lien. Trajneri Driton Kuka është shprehur optimist që garueset e tij mund të fitojnë medalje në këtë eveniment prestigjioz. Prej asaj që pritet më së shumti, pa dyshim se është Kelmendi, e cila po e kthen formën më të mirë./zeri/


