Hidromorava

Duan më pak festa zyrtare

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon e ndoshta edhe në Evropë që kanë numrin më të madh të festave zyrtare.

Aktualisht në kalendarin e festave zyrtare në Kosovë janë gjithsej njëmbëdhjetë festa, duke përfshirë edhe Ditën e Evropës, një festë që nuk e kremtojnë as shtetet që janë pjesë e BE-së.

Ndërsa, jorrallëherë bëhet edhe lidhja e ditëve festive me ditët e fundjavës, duke bërë kështu që institucionet dhe qytetarët që punojnë të pushojnë me ditë të tëra.

FIDANISHTJA

Mirëpo, Ligji aktual i Festave Zyrtare sipas deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe njohëseve të çështjeve legjislative do të duhej të rishikohet dhe të ndryshohet, në mënyrë që të shkurtohet një numër i festave të cilat aktualisht festohen në Kosovë.

Ndërkaq, listës së festave në vendin tonë pritet t’i shtohet edhe një festë tjetër, ajo e komunitetit egjiptian. Kjo pasi që anëtarët e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në mënyrë unanime kanë votuar që të procedohet për në Kuvend ligji, i cili e njeh të drejtën memoriale të Ditës së Egjiptianeve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.