Hidromorava

Duan cikël të ri

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lorik Cana është i bindur se skuadrën e Lazios e kthejnë të fortë veteranët. Në ditën e dytë të vizitave që po kryhen në klinikën ‘Paidea’ të Romës, u prezantua edhe mbrojtësi gjakovar i Lazios, Lorik Cana.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipëirisë kaloi me sukses testet mjekësore dhe në dalje të klinikës shkëputi disa mendime për sezonin e ri të skuadrës bardhekaltër. I intervistuar nga mediat italiane, Cana u shpreh se “E gjithë skuadra dëshiron të nisë një cikël të ri me rezultate pozitive, ashtu siç ndodhi në pjesën e parë të sezonit të shkuar”.

ARKATANA

Cana nënvizoi gjithashtu se pjesa më e madhe e lojtarëve kanë shumë cilësi dhe nëse të gjithë japin maksimumin, atëherë skuadra bardhekaltër mund të arrijë objektiva të rëndësishëm.