ARKATANA

“Duam të fitojmë nga shitja e Sadikut”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sulmuesi është duke kaluar formë të mirë dhe për pasojë interesimi i skuadrave të ndryshme për të rritet me afrimin e merkatos së transferimeve.

Armando Sadiku po përgatit edhe një lehtësirë tjetër për veten e tij, marrjen e pasaportës bullgare që do t’i hiqte barrierën e madhe në tregun elitar europian të transferimeve.

Duke ditur të gjithë këto faktorë, vetë presidenti i Luganos e pranon publikisht se e ka të vështirë për të menduar qëndrimin e Sadikut edhe në sezonin e ardhshëm.

FIDANISHTJA

Jo vetëm për faktin që është i huazuar, por më shumë për interesimet që do të kenë klube të ndryshme për shqiptarin. Në këtë mënyrë, Anxhelo Renzeti bën llogaritë.

“Ne zotërojmë vetëm 25% të kartonit të tij dhe do të jetë e vështirë për ta mbajtur edhe në të ardhmen. Shpresojmë që të mund të fitojmë diçka nga largimi i tij në ndonjë skuadër tjetër”, ka deklaruar presidenti i Luganos.

Më tej, ai ka bërë me dije se ka nisur të diskutojë me Tramexanin në lidhje me të ardhmen e skuadrës, ku janë hedhur piketat për sezonin e ardhshëm dhe lojtarët që do të zëvendësojnë Sadikun, apo edhe Alioskin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.