Mobi Casa

Duam liderë legjitimë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka bërë thirrje që askush të mos provojë të ndryshojë ose të ndalë votën e qytetarëve. Pak ditë para 3 nëntorit shefi i BE-së në Kosovë në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar recetën e zgjedhjeve të suksesshme. Kosova pretendon që këtë të dielë të ketë zgjedhje sipas recetës së Zbogarit, por mungesë e një ndryshimi të sistemit të komplikuar zgjedhor, mosndryshimi i kulturës së partive politike dhe trashëgimia e rëndë e zgjedhjeve të kaluara mund ta shuajnë këtë qëllim.

Nëse skenari i manipulimit përsëritet, Zbogar ka thënë se atëherë Kosova nuk do të bëjë hapin elementarë drejt së ardhmes evropiane. “Mbajtja e zgjedhjeve sipas përkushtimeve të OSBE-së dhe standardeve ndërkombëtare si dhe përfundimi i reformës zgjedhore, janë veprime esenciale që do të ndihmojnë Kosovën drejt së ardhmes evropiane”, ka thënë Zbogar.

GRANDEMALL

Ai ka kujtuar se ditë më parë BE-ja ka hapur me Kosovën dialogun për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe zgjedhjet janë procesi që do të definojë rrugën drejt unionit të shteteve perëndimore e demokratike…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.