HW

Duam libra shqip

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Jonuz Musliu – Më 09.09.2015 u lejuan dy maunë të kalonin kufirin e Konçulit, të cilat bartnin 10 3222 tekste shkollore të parapara për nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në Luginë. Ende nuk është gjetur zgjidhje për arsimin shqip në këto hapësira. Ne nuk po kërkojmë armë sikurse po kërkojnë serbët në Kosovë, ne po kërkojmë libra, po kërkojmë librat tona.

Ne po kërkojmë që nxënësit e tanë të jenë të barabartë me të gjithë nxënësit e tjerë në rajon e më gjerë.
Qeveritë në Serbi po ndërrohen, por qasja e tyre ndaj shqiptarëve të Luginës mbetet gjithmonë e njëjtë.
Nuk mund të ndalohen librat me pretekstin se në këto libra mësohet për Adem Jasharin, sepse jetojmë në kohën e teknologjisë dhe internetit, dhe ai që është i interesuar të mësoj për Adem Jasharin shumë lehtë mund ta bëjë.

Duam reciprocitet, sikurse nxënësit serb në Republikën e Kosovës që mësojnë me tekstet e dhuruara nga Qeveria e Republikës së Serbisë, edhe nxënësit shqiptar në Luginë të Preshevës duhet të mësojnë me tekstet e dhuruara nga Republika e Kosovës.

ARKATANA

Ne kërkojmë që të kemi NATON-n në Luginë!
Kërkojmë që të kemi një zyre të BE-së në Luginën e Preshevës, në mënyrë që ta shohin dhe ta gjykojnë gjendjen reale ekzistuese në Luginë të Preshevës.
Kërkojmë zyre të Shqipërisë dhe të Kosovës ne Luginë të Preshevës!

(Fjala e Kryetarit të Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, në protestën për lirimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës!)

Terminali Preshevë 18. 02. 2016

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.