UBT

“Duaje liqenin tuaj”, projekt që ruan ujërat dhe mjedisin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim pune drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje, Agim Zeka, me të cilin ka biseduar lidhur me projektin “Duaje liqenin tuaj”, projekt ky që kjo agjenci do ta implementojë në Liqenin e Livoqit, në kuadër të ‘Empoëer – Engage – Build Oënership’ të financuar nga Zyra e BE-së, përmes Balkan Green Foundation (BGF) e në partneritet me INDEP.

Ismajli ka njoftuar se ky projekt do të jetë në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, ndërsa objektiv i përgjithshëm i tij është ngritja e vetëdijes dhe vullnetarizmit qytetar për ruajtjen e ujërave dhe mjedisit.

“Objektivat specifike të projektit janë largimi i mbeturinave nga liqeni i Livoqit dhe krijimi i një ambienti të këndshëm për vizitorë. Ndërsa, si aktivitet kryesor do të jetë organizimi i vullnetarëve për pastrimin e liqenit të Livoqit si dhe vendosja e shenjave informuese, duke përfshirë edhe vendosjen e panove informuese për llojet e peshqve që jetojnë në këtë liqe”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli, pas takimit.

Përmes këtij projekti, planifikohet pastrimi dhe mirëmbajtja e liqenit të Livoqit prej muajit mars deri në muajin korrik të këtij viti.

Mobi Casa

“Në këtë mënyrë synohet krijimi i një tradite dhe kulture të mirëmbajtjes afatgjate të liqenit nga vizitorët, peshkatarët dhe komuniteti lokal”, ka nënvizuar ai.

Përfitues nga ky projekt do të jenë të gjithë qytetaret e komunës së Gjilanit sepse përmes këtij projekti do të krijohet një ambient i pastër dhe një destinacion për aktivitete të ndryshme rekreative dhe sportive.

Nënkryetari Ismajli, ka vlerësuar se Komuna e Gjilanit mirëpret iniciativat dhe projektet që qëllim primar kanë zhvillimin dhe kontributin në të mirë të komunitetit./rajonipress/