ARKATANA

“Dua ta fshij nga kujtesa”, Anxhela Peristeri rrëfen një nga momentet më të vështira të jetës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku ka rrëfyer disa gjëra mjaft interesante nga jeta e saj personale.

Gjatë bisedës, ajo tregoi një histori të trishtë të jetës së saj, e cila e ka bërë artisten edhe të përlotet në ekran.

“Momente të vështira kam pasur plot në jetë sepse gjithmonë ia kam dalë e vetme. Kam punuar që 15 vjeçe dhe për një periudhë të gjatë në familje kam punuar vetëm unë”, ka thënë Peristeri.

Mobi Casa

Më pas, artistja e “Karma” vazhdon duke rrëfyer edhe momentin në fjalë, që kishte të bënte me nënën e saj.

“Kur është operuar mami kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin. Dhe babi sigurisht e ka pasur të vështirë operacionin para pesë vitesh sepse kishte një ulçerë shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria”, thekson më tej ajo.

Ajo gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh të gjithë atyre personave që momentalisht po kalojnë situata të vështira: “Qëndroni të fortë ndaj të gjitha situatave që vijnë në jetën tuaj. Kjo është jeta vështirësitë duhet t’i përballojmë dhe sa të mundemi të kemi shpresë dhe besim”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.