Eko Higjiena

Dua Lipa uron Kosovën: Jam krenare që jam shqiptare, shihemi këtë vit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar të muzikës.

Këngëtarja sa herë t’i jepet mundësia nuk e mohon faktin se ka rrënjë shqiptare dhe këtë e thotë me mburrje.

E nuk ka mundur të mungoj edhe urimi i saj me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka zgjedhur një foto montazh mjaft interesante teksa shihen dy Dua, të cilat kanë të veshura xhaketë me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Pos urimit, këngëtarja shqiptare ka aluduar se do të vjen këtë vit në Kosovë, duke mos dhënë detaje më tepër.

Eco Higjiena

“Urime të gjithëve 10 vjetorin e pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetore së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Dua.

Kujtojmë se tashmë këngëtarja ka mbajtur një koncert në Kosovë gjatë tetorit të vitit 2016, ku performoi para mijëra fansave në Gërmi të Prishtinës.

Theksojmë se sot në kryeqytetin kosovar do të vjen super ylli shqiptar i muzikës, Rita Ora, e cila do të mbajë një koncert në sheshin e Nënë Terezës në Prishtinë.

Ndryshe, Dua së fundi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me këngën “New Rules”, e cila është shikuar mbi një miliard herën në YouTube. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.