FITORJA

Dua Lipa shfaqet me ndryshimin drastik në “Grammy Awards”, artistja shkëlqen me veshjen e saj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

E mbani mend bujën që u bë në rrjet kur Dua Lipa u bë bionde në 2019? Këngëtarja u kthye te ngjyra kafe e errët në mesin e vitit 2020 dhe që atëherë e kemi parë me ngjyrën e saj natyrale të flokëve. Por artistja me origjinë shqiptare i surprizoi të gjithë mbrëmjen e djeshme në çmimet Grammy 2022, ku u shfaq me flokë biondë super të gjatë.

E veshur me një fustan Versace ngjyrë të zezë, Dua Lipa rrëmbeu gjithë vëmendjen me transformimin mahnitës. E parë për herë të fundit në Instagram brune, me sa duket Dua e kishte mbajtur këtë ‘as nën mëngë’ pë natën madhështore.

Dua ka vendosur që rrënjët t’i mbajë më të errta ndërsa nuanca është gati platin. Këtij ndryshimi kaq të madh këngëtari vendosi mos t’i shtojë ndonjë model ekstravagant duke i mbajtur flokët të drejtë teksa kishte bërë një makeup natyral.

Eco Higjiena

Si çdo vit, edhe këtë herë Dua zgjodhi të vishej nga Donatella Versace që i kishte stiluar asaj një fustan të zi me detaje ngjyrë ari, që daton nga koleksionin “Miss S&M” në 1992. Fustani elegant i zi, ishte i çarë në pjesën e pasme duke nxjerrë në pah siluetën e Duas.

Ajo bashkë me Megan The Stallion u ngjitën në skenë për të dhënë çmimin “Artistja e re më e mirë” që u fitua nga Olivia Rodrigo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.