United Hospital

Dua Lipa: Prishtinë, shihemi edhe disa ditë, po vi në shtëpi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Jemi vetëm disa ditë larg nga Festivali Sunny Hill, ku do të interpretojë ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Këngëtarja e ka shpërndarë një video të babait të saj, Dukagjin Lipa, i cili e ka xhiruar një reklamë për pjesëmarrjen e këngëtares në Festivalin Sunny Hill.

“Prishtinë, shihemi edhe disa ditë, po vi në shtëpi”, është mbishkrimi i videos së publikuar në InstaStory.

Në festivalin që do të mbahet në datat 10, 11 dhe 12 gusht, do të performojnë emrat e elitës muzikore shqiptare, por edhe botërore, si Dua Lipa, Martin Garrix, Action

FIDANISHTJA

Ky është edicioni i parë i këtij festivali, i cili ka evoluuar prej koncertit të Dua Lipës në Prishtinë e Tiranë në një festival ndërkombëtar.

Rreth 40 artistë do të performojnë për tri ditë e tri net rresht në këtë ngjarje, e cila do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Natën e parë do të këndojë Dua Lipa, ndërsa para saj do të performojë edhe Stanaj. Natën e dytë ylli kryesor është Action Bronson, ndërsa para tij është reperi shqiptaro-amerikan Gashi, i cili është pjesë e Roc Nation, labelit të reperit të njohur amerikan, Jay Z.

Kurse, për natën e fundit të festivalit, është i ftuar DJ i famshëm, Martin Garrix. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.