United Hospital

Dua Lipa: Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë, dua të ndryshoj këndvështrimin për këto vende

/ 2 minuta lexim
HW

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për të përditshmen Financial Times.

Ajo ka folur në tërësi për gjërat që pëlqen të bëjë dhe vendet në të cilat preferon të udhëtojë, ku sigurisht ashtu si në shumë prej intervistave të ajo, ajo nuk ka lënë pa përmendur origjinën e saj.

Tek pyetja se cili është vendi që mezi pret të shkojë përsëri, 26-vjeçarja u përgjigj duke thënë se është Shqipëria e Jugut, vend që dëshiron me patjetër që shkoi prapë – ngase i pëlqeu shumë gjatë pushimeve të vitit të kaluar atje.

“Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm”, tha Dua.

Uji Dea

Më pas e njëjta dha lajmin se do të jetë prezentë edhe në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që do të organizohet pas dy vitesh mungesë organizimi – për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë, në gusht të këtij viti, dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri”, tha Lipa për Financial Times.

Dua përndryshe ishte në një pushim të gjatë dyjavor verën e vitit të kaluar në Shqipëri, ku përveç detit vizitoi edhe disa prej gjurmëve shqiptare si Kalanë e Krujës, qytetin antik të Butrintit, Apolloninë e të tjera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.