Dua Lipa më në fund shuan kureshtjen – zbulon titullin dhe këngët e albumit të tretë në ardhje

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, më në fund dha lajmin e madh për fansat e saj.
Fituese e tri çmimeve Grammy, 28 vjeçe, zbuloi të mërkurën se albumi i saj i ri do të quhet “Radical Optimism” dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim apo blerje nga data 3 maj.
“Radical Optimism” ka tashmë dy këngë solo të publikuar: “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme, shkruan DailyMail.
Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si “unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës: zhanri pop, me tekste të guximshme”.
“Radical Optimism” vjen pas dy albumeve shumë të suksesshme që Dua ka publikuar përgjatë karrierës së saj, “Dua Lipa”, i publikuar në vitin 2017, dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në vitin 2020.
I frymëzuar nga vetë-zbulimi i Duas, “Radical Optimism” rrjedh nga gëzimi dhe lumturia e qartësisë në situata që dikur dukeshin të pamundura për t’u përballur.
E mbushur me energjinë e vendlindjes së Duas, Londrës, qëndrimi i albumit përfaqëson të papërpunuraën, ndershmërinë, besimin dhe lirinë e Britpop-it të viteve ’90.
“Radical Optimism” transporton dëgjuesin në një botë ëndërrimtare pop që është e pasur në muzikalitet, lirikisht e pashoqe dhe liberuese në aspektin zanor.
Dua thotë: “Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Radical Optimism’. Është një koncept që rezonoi me mua dhe u bëra më kurioze ndërsa fillova ta përfshija në jetën time”.
“Më goditi – ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi. Në të njëjtën kohë, gjeta veten duke shqyrtuar historinë e muzikës së psikedelisë, trip hop-it dhe Britpop-it. Më ka dhënë gjithmonë një ndjenjë kaq të sigurt optimizmi, dhe kjo ndershmëri dhe qëndrim është një ndjenjë që e mora me vete në seancat e mia të regjistrimit muzikor”.
Dua punoi me një ekip të bashkëpunëtorëve bazë gjatë gjithë projektit duke përfshirë: Caroline Ailin, Danny L. Harle, Tobias Jesso Jr., dhe Kevin Parker. Më herët në mars, Dua bëri hapjen e ceremonisë së çmimeve, “Brit Awards”, me një performancë elektrizuese ku ajo këndoi një potpuri të “Training Season”, “Dance The Night” dhe “Houdini”.
Së fundmi, Dua u bë artistja e parë femër që ka katër këngë që arritën dy miliardë dëgjime në Spotify, të cilat janë: “One Kiss”, “Don’t Start Now”, “New Rules” dhe “Levitating”.
Këto janë titujt e këngëve nga albumi në ardhje “Radical Optimism” nga Dua Lipa:
- End Of An Era
- Houdini
- Training Season
- These Walls
- Whatcha Doing
- French Exit
- Illusion
- Falling Forever
- Anything For Love
- Maria
- Happy For You. /Telegrafi/