ARKATANA

Dua Lipa “elektrizoi” skenën e “Sanremo 2020” në Itali

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin e madh, “Sanremo 2020”, në Itali.Ajo u ngjit në skenën e së premtes veshur me një fund të shkurtër të zi, të ndërthurura me dorezat dhe të brendshmet me material sateni në pjesën e sipërme, shkruan DailyMail.

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)Dua tërhoqi edhe më shumë vëmendjen me kombinimin që i kishte bërë veshjes me një palë çizme të lëkurës.Krijuesja e hitit “New Rules”, 24 vjeçe, dukej tejet atraktive dhe provokuese me veshjen e saj, ndërsa elektrizoi skenën e festivalit italian me interpretimin e këngës “Don’t start now”.

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)Ajo nuk është shqiptarja e vetme që këtë vit është ngjitur në festivalin e “Sanremos”, pasi një më parë, natën e dytë të këtij festivali e ka prezantuar moderatorja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu.Dua Lipa përndryshe është duke punuar në albumin e saj më të ri “Future Nostalgia”, që do të publikohet i plotë më 3 prill 2020.

Hidromorava

Dua Lipa befasohet me një tufë me lule në skenë nga producenti ekzekutiv i “Sanremo 2020”, Amadeus (Foto: EPA)Ndërkohë, “Sanremo 2020” pret sonte të zhvillojë natën finale, nga ku fituesi i përzgjedhur do të jetë këngëtari që do të përfaqësojë sivjet Italinë në “Eurovision 2020”, që mbahet në Holandë.

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: EPA)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.