Uji Dea

Dua Lipa e mrekullueshme në Spanjë, shpërblehet me tri çmime në “LOS40 Music Awards”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sukseset për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën, nuk kanë të ndaluar!

E njëjta, së fundmi ka qenë prezente në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “LOS40 Music Awards”, në Madrid të Spanjës.

Dua Lipa në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘LOS40 Music Awards’, në Madrid (Foto: Juan Naharro Gimenez/Getty Images/Guliver)

Ajo ka shkëlqyer me paraqitjen e saj glamuroze, në një fustan të shkurtë dhe me ngjyra, i cili i ndihmoi asaj të vërë në pah figurën e saj trupore.

Një natë e tillë duket të ketë qenë vërtet e frytshme për Duan, kjo pasi ajo ka arritur që të shpërblehet me jo më pak se tri çmime.

Fundamenti

Artistja shqiptare, Dua Lipa, u shpërblye me tri çmime në ‘LOS40 Music Awards’, në Madrid (Foto: Juan Naharro Gimenez/Getty Images/Guliver)

“Artisti më i mirë internacional”, “Albumi më i mirë internacional”, dhe “Kënga më e mirë internacionale”, janë trofetë që ajo rrëmbeu këtë natë.

E lumtur për këtë gjë, këngëtarja vendosi që ta shpreh gëzimin e saj përmes disa fotografive nga mbrëmja, të publikuara në rrjetin social Instagram.

“Çfarë nate! Tri çmime! ‘Artisti më i mirë internacional’, ‘Albumi më i mirë internacional’, dhe ‘Kënga më e mirë internacionale’ për këngën ‘New Rules’! Faleminderit LOS40 Music Awards për një mbrëmje të tillë kaq të përsosur!”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Komentet dhe urimet për suksesin e arritur nga ndjekësit nuk kanë munguar, të cilët janë afro 21 milionë vetëm në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.