GRANDEMALL

Dua Lipa e konfirmon se është beqare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Javën e kaluar bëri bujë të madhe lajmi për një lidhje të mundshme dashurie në mes Dua Lipës dhe Trevor Noah.

Thashethemet filluan pas një takimi të tyre në New York, me një dëshmitar okular që tha për Entertianment Tonight se dyshja ndanë edhe një ‘puthje’ me njëri-tjetrin.

Ndërsa të famshmit nuk komentuan daljen publike, këngëtarja shqiptare ndau një moment për të sqaruar statusin e saj mes aludimeve për romancë.

“Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo në ‘podcast’-in e saj Dua Lipa: At Your Service.

FIDANISHTJA

“Është vërtet e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj për veten time dhe të jem mjaft egoiste, gjë që nuk kam pasur rastin ta bëj. Por kur gjen dikë që të qetëson vërtet…bën një ndryshim të madh”, vazhdoi ajo.

Dua, siç e dini, më parë ka qenë me modelin Anwar Hadid për dy vjet.

Pas ndarjes së tyre vitin e kaluar, ajo i tha Vogue se po fokusohej tek vetja dhe karriera profesionale.

Para modelit amerikan, krijuesja e hitit “Levitating” shijoi një lidhje dashurie me kuzhinierin Isaac Carew. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.