FIDANISHTJA

Dua Lipa duket e mahnitshme me fustan të bardhë në Zelandë të Re

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dua Lipa dukej elegante teksa kishte veshur një fustan të bardhë që binte në sy teksa pozonte për një galeri fotografish për Instagram të mërkurën.

Këngëtarja, 27 vjeçe, shijoi disa pushime teksa po përgatitej të performonte natën e dytë në Auckland të Zelandës së Re të turneut të saj “Future Nostalgia”, shkruan DailyMail.

Dua dukej elegante e veshur me një fustan të bardhë, i cili kishte një fund të plotë me palosje, gjersa ishte kombinuar me një palë çizme të larta kremi me lesh që bienin në sy.

Ylli i hitit “One Kiss” kishte vënë një palë vathë të mëdhenj argjendi me rrathë dhe një palë syze dielli me kornizë të zezë teksa pozonte buzë detit.

Artistja me origjinë shqiptare shtoi një pallto të koordinuar me veshjen, ndërsa më vonë endej nëpër një fermë duke pozuar me një viç.

Dua do të kthehet në Australi muajin e ardhshëm kur do të performojë në Brisbane më 5 nëntor, përpara se të ketë dy koncerte në Sydney më 9 dhe 10 nëntor.

FIDANISHTJA

Më pas këngëtarja do të mbajë dy koncerte në Melburn më 11 dhe 12 nëntor përpara se të performojë Adelaide më 14 nëntor.

Ajo do të përfundojë turneun e saj në Perth më 16 nëntor.

Kjo paraqitje e saj vjen pasi ajo konfirmoi se është beqare pas një vale thashethemesh se ishte në lidhje me shokun e saj Trevor Noah.

Dyshja u fotografuan së bashku teksa po shijonin një darkë në fillim të këtij muaji.

Dua i dha fund lidhjes së saj dyvjeçare me Anwar Hadid në dhjetor të vitit 2021, e cila erdhi pas një romance pesëvjeçare me Isaac Carew. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.