Dua Lipa depërton në tregun gjerman

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka bërë të ditur lajmin se kënga e saj e fundit “Be The One” ka depërtuar mirë edhe në tregun gjerman.
Ajo ka treguar se kënga është në pozitën e nëntë aktualisht në Gjermani, duke qenë kështu në mesin e 10 këngëve më të dëgjuara.
Afër saj gjendet edhe një krijim i Justin Bieber, ndërsa këngët tjera vijnë nga këngëtarë më pak të njohur.
Së fundmi, Dua ishte në mesin e garuesve kryesorë për shpërblimin “Sound of 2016”, që ndahet nga transmetuesi publik britanik.
BBC-ja po ashtu kishte xhiruar një version të veçantë të këngës së saj “Be The One”. Për Duan, BBC-ja kishte shkruar se po aq sa ka zë të bukur, edhe duket bukur. Madje, tashmë tingëllon si një pop yll i vërtetë në pritje, raporton Express i KTV-së.
Megjithëse nuk arriti të fitojë, gjithsesi se ky ishte një nominimin i rëndësishëm për fillimet e karrierës së Dua Lipës, sepse lista e BBC-së për vitin 2016 solli emra të rinj të muzikës, në përgjithësi të panjohur për publikun, e për të cilët vlerësohet se do të duhej të promovohen ngase mund të arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në një të ardhme të afërt.