HW

Dua Lipa – artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën Spotify

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Vetëm një ditë më parë albumi i saj është certifikuar si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, e cila arriti një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e dytë në karrierë të quajtur “Future Nostalgia”.

Ajo sot (e hënë) u njoftua se është bërë artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën e popullarizuar, Spotify.

Mobi Casa

“Dua Lipa bëhet artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën Spotify me më shumë se 63 milionë dëgjues në muaj”, thuhet në një postim të bërë nga faqja ‘Dua Lipa Argentina’.

Ajo ka arritur mbi 63 milionë dëgjues në muaj dhe duket se e gjithë kjo pas publikimit të albumit të lartpërmendur.

“Future Nostalgia” duhet theksuar se u publikua në mes të pandemisë vitin e kaluar dhe numëron 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80’ dhe 90′. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.