RCCOLA

DSHPE sanon dëmet e shkaktuara nga vërshimet në shëtitoren përgjatë lumit Morava

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Viti, ka nisur punimet për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e 3 shkurtit, që përfshinë një pjesë të territorit të komunës së Vitisë.

Nga këto vërshime, ishte dëmtuar në masë shëtitorja rreth Lumit Morava, përkatësisht në drejtim të fshatit Binqë.

RCCOLA

Drejtori i kësaj Drejtorie Nexhmedin Jakupi, ka bërë të ditur se po punohet në rehabilitimin e kësaj pjese, në mënyrë që sa më shpejt ajo të rikthehet në gjendjen ekzistuese./rajonipress/