Drunjtë dekorativ janë pasuri evropiane e qytetarëve të Gjilanit

Gjilan – Këta drunjë dekorativ që janë mbjellur e që do të mbillen edhe dy vitet e ardhshme janë pasuria evropiane e qytetarëve të Gjilanit sepse janë taksat e tyre ato që po e bëjnë këtë qytet më të gjelbër dhe më frymëzues thotë i revoltuar Jonuz Cana kryetar i Partisë Ekologjike në Gjilan.
Shumë qytetar, grupe intelektualësh në Gjilan janë shokuar me vandalizmin që ndodhi pak ditë më parë ku u dëmtuan mbi 27 drunj dekorativë. I shokuar ka mbetur edhe Jonuz Cana kryetar i Partisë Ekologjike në Gjilan (PEK).
Cana që njihet në jetën e përditshme edhe si ithtarë i një ambienti të pastër e gjelbërues thotë se ata që po i dëmtojnë këta drunj po bëjnë dy gabime tmerrësisht të mëdha. Së pari drunjtë janë pasuria evropiane e qytetarëve të Gjilanit sepse nuk mund të hyhet në Bashkimin Evropian pa pasur gjelbërim dhe pastërti në qytet. Dhe e dyta këta drunj që janë mbjellur e që do të mbillen edhe në dy vitet e ardhshme janë pasuria e qytetarëve të Gjilanit sepse me taksat e tyre po përfundon ky projekt.
Cana tha se nuk dëshiron të komentojë nëse ky projekt është dashur të filloj tani apo më vonë, por tha se hapësirat gjelbëruese dhe gjithçka që është origjinale dhe dekoruese për qytetin është e mirëseardhur.
Në foton tuaj (shiko ballinën) , Jonuz Cana thotë se ky dru dekorativ kështu duket në pranverë dhe paramendojeni se çfarë krimi bëjnë ata individ që dëmtojnë këtë krijesë fascionante. “Fotografia flet vet për imazhin e bukur që i japin ato qytetit dhe unë jam impresionuar me këta drunj të mrekullueshëm. Vendet evropiane japin miliona euro për ta zbukuruar qytetin dhe për ta bërë ambientin më të pastër dhe më joshës për syrin e qytetarit. E ku bëjmë pjesë ne ose ku po synojmë të arrijmë ne. Sigurisht që në Bashkimin Evropian, por jo duke dëmtuar drunjtë sepse ato janë vlera e një shoqërie të kulturuar dhe ne duhet t`i mbrojmë këta drunj nga ata që bëjnë akte vandale” shtoj Cana.
Cana thotë se është i befasuar edhe nga tubimet e protestat që mbahen në qendër të qytetit. “Zakonisht kur të ketë këso tubime shfrytëzohet rasti dhe dëmtohen drunjtë. I shkelin ata, i rrëzojnë për tokë dhe kjo është shumë shqetësuese” shprehet Cana.
Cana tha se organet hetuese duhet ta marrin seriozisht mbrojtjen e drunjve sepse në të kundërtën kjo mund të shndërrohet në dukuri kriminale. PEK është i përkushtuar që Gjilanin ta avancojë në këtë fushë duke e bërë një qytet me sa më shumë hapësira gjelbëruese sepse ky është edhe synim i forcave evropiane kudo në botë . /rajonipress/