FITORJA

Dritoni – Republikani pragmatik

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Unë kam arsye të plotë për të qen i motivuar dhe i angazhuar me bindje të plotë, sepse ne i kemi bashkuar forcat dhe kapacitetet me një subjekt dhe lider i pa kontestueshëm siç është Lutfi Haziri me subjektin e tij tradicional LDK. Lutfi Haziri është profilizuar një lider shumë i fuqishëm i Anamoraves, me një bagazh të çmueshëm politikë, profesional dhe çka e benë më të veçantë është personaliet i cili ka ruajtur dhe kultivuar me xhelozi rrugën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova thotë Driton tha Kastrati.

Lëvizja Republikane, një subjekt i ri, me njerëz të rinj, të vullnetit të mirë dhe me energji të reja pozitive. Këta të rinj, me entuziazëm, me motiv për të ndryshuar logjikën e të menduarit në shoqërinë tonë, janë vënë në dispozicion të qytetarëve Gjilanas për të aspiruar në vlera qytetëruese Evropiane. Kështu vlerëson Driton Kastrati kandidat për këshilltar komunal nga Lëvizja Republikane.

Mobi Casa

Driton Kastrati duke sqaruar për rajonipress arsyen e kandidimit thotë se nisur nga filozofia, çka ke bërë t`i për Qytetin tuaj ? dhe miqtë e shumtë, kam marrë një përgjegjësi të rëndë me vetëdije të plotë, por jo e pamundur për të realizuar projektin tonë i cili i jep shpresë çdo familje Gjilanase. “Unë me miqtë dhe kolegët ju garantoi qytetarëve, se nuk do të ndiheni indiferent, nuk do të selektoheni, nuk do të jeni të huaj, por institucionet Komunale do të jen shtëpia e madhe e juaj, ku ju do të gjeni ngrohtësinë shpirtërore, për të vazhduar me të mira të shumta që do t`i gëzoni. Unë personalisht e njohë mirë çdo cep, çdo rrugë e rrugicë, e njoh në gjëra sentimentale Gjeografin e vendit ku unë jam rrit dhe edukuar. Unë do jem pragmatik në implementimin e projektit tonë, projekt i cili veçohet nga të tjerët, është i studiuar dhe hartuar nga njerëz të devotshëm të sfiduar në stade të ndryshme, përfshi edhe diferencimet politike” shprehet Kastrati.

Kastrati thotë se projekti ynë është i projektuar nga profesionistët, për qytetarin dhe me qytetarin. “Ne po rrugëtojmë shpi me shpi, për të marrë opinione të çdo qytetari, për hallet, për idetë dhe kërkesat e tyre që pa dyshim janë të mirëpritura dhe shumë të arsyeshme. Unë personalisht në mënyrë eksplicite do bashkëpunoi me të gjithë ata që na mbështesin dhe ata të cilët kanë dilemë ose e përkrahin ndonjë subjekt tjetër, unë nuk bëjë politikë margjinalizuese, sepse populli është sovrani. Unë kam arsye të plotë për të qen i motivuar dhe i angazhuar me bindje të plotë, sepse ne i kemi bashkuar forcat dhe kapacitetet me një subjekt dhe lider i pa kontestueshëm siç është Lutfi Haziri me subjektin e tij tradicional LDK. Lutfi Haziri është profilizuar një lider shumë i fuqishëm i Anamoraves, me një bagazh të çmueshëm politikë, profesional dhe çka e benë më të veçantë është personaliet i cili ka ruajtur dhe kultivuar me xhelozi rrugën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova” tha Kastrati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.