Uji Dea

Driton Kuka krenar: Konfirmohen 5 norma olimpike për xhudon kosovare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Driton Kuka ndihet mjaft krenar me garuesit dhe me garueset e tij.

Trajneri i suksesshëm i xhudos ka konfirmuar se sporti më i suksesshëm i vendit tonë do të përfaqësohet me pesë garues në Olimpiadën e Parisit sivjet.

Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në atë që konsiderohet si gara e fundit para Lojërave Olimpike, respektivisht Kampionati Botëror i xhudos, i cili u mbajt në Abu Dhabi, shkruan “Gazeta Express”.

KV

E Kuka tash e ka fokusin total tek Olimpiada, prej nga synon t’i sjellë medalje të tjera Kosovës, njëjtë siç bëri me garueset e tij në dy Olimpiadat e fundit, në të cilat ia solli vendit tonë tri medalje të arta me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

“Kosova gjegjësisht Federata e xhudos përfundoj garën e fundit kualifikuese për Lojëra Olimpike! Konfirmohen 5 Norma Olimpike për Lojëra Olimpike për federatën tonë. Distria Krasniqi 52 Kg, Nora Gjakova 57 kg, Laura Fazliu 63 kg, Loriana Kuka 78 kg, Akil Gjakova 73 kg. Trajner krenar”, shkroi Kuka në Facebook. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.