Eko Higjiena

Driton Kuka: Fitorja në Rusi më bëri dy herë krenar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nëse dikush di se si bëhen kampionët në trojet shqitpare, atëherë ai është padyshim Driton Kuka. Trajneri tashmë legjendar i cili arriti që ta bëjë Majlinda Kelmendin kampione të botës për të dytën herë me radhë.

Për më tepër në dy vende që jo vetëm nuk e kanë njohur Kosovën por edhe lobojnë dhe janë kundër saj. Brazili e në veçanti Rusia.

Driton Kuka, bëri që flamuri i Kosovës dhe emri i saj të përmendet jo vetëm në Rusi por në të gjithë botën, duke e future kështu Majlindën në mesin e xhudistëve më të mira që kanë ekzistuar në kategorinë e saj.

Siç thotë edhe Toni“Majlinda tashmë ka hyrë në mesin e legjendave”.

Ai ka thënë se kjo fitore ishte shumë e veçantë për faktin se u realizua në një shtet i cili dihet çfarë domethënie ka për ne si Rusia.

Mobi Casa

Toni dhe Majlinda këtë fitore ua ka dedikuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë.

”Fitorja u dedikohet të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Kjo është edhe porosia e kampiones botërore”, ka thënë Kuka. Ndërkohë që ka shtuar se kjo është një tjetër kënaqësi e cila e madhe e jetës së tij.

“Është një kënaqësi e madhe të cilën po e përjetoj. Majlinda është në mesin e legjendave të sportit. Ajo e ka dominuar kampionatin”, ka thënë Kuka.

Ai në fund ka shtuar se pretë nga populli i Kosovës që të premten në mbrëmje ta presin ashtu siç i ka hije një kampioneje botërore. E që në fakt kjo është më e pakta që mund të bëjë Kosova për Majlinda Kelmendin e Driton Kukën.

“I kemi parë festimet, dhe i falënderojmë të gjithë për urimet. Besoj që Kosova do të dijë ta pres ardhjen e Majlindës në Kosovë të premten në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Kuka./Zeri/