United Hospital

Driton Kuka: Akili sot ishte i çmendur

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri i Akil Gjakovës, Driton Kuka, e ka vlerësuar si të çmendur paraqitjet e kosovarit në kategorinë e peshave deri në 73 kilogramë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari, ku e fitoi medaljen e artë.

Sot, Akil Gjakova u shpall kampion në kategorinë e peshave deri në 73 kilogramë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari, duke e shtuar edhe një medalje të artë në listën e sukseseve të tij, raporton Gazeta Express.

Në finale, Akil Gjakova u tregua shumë i fuqishëm për xhudistin rus Georgii Elbakiev, të cilën e mposhti për t’ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këtë garë, raporton Gazeta Express

Kosovari kishte treguar formë të mirë gjatë gjithë rrugëtimit deri në finale. Ai e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë e mposhti xhudistin kanadez, Constatin Gabun me Ippon, para se të triumfonte në rrethin e tretë kundër zviceranit Nil Stump.

Akili tregoi se dëshiron medalje, kur në çerekfinale e mundi xhudistin japonez, Masashi Ebinuma, para se ta sigurojë atë në gjysmëfinale, duke e mundur garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, falë tri gabimeve të tij.

FIDANISHTJA

“Prapë e arta vjen në Kosovë. Akil Gjakova Dominon në Grand Prix Budapest! Çfarë Akili sot i çmendur!”, shkroi Kuka në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, pas suksesit së xhudistit kosovar, i cili bëri që flamuri i Kosovës të ngrihet mbi atë rus.

“Luftë pas lufte deri në finale mposhti Kanadezin,Zviceranin e në Çerekfinale Legjendën e xhudos Japonezin Ebinumen,në Gjysëmfinale Uzbekun e në finale Qershia mbi tortë Rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura!”.

Kjo është medalja e gjashtë për 23-vjeçarin në Turneun Botëror të IJF, ku përfshihen tituj të Masters, Grand Slams e Grand Prix. Ai më herët e kishte fituar të artën në Paris dhe në Zagreb, të dyja në vitin 2018. Ndërsa, tri medalje të argjendta i kishte fituar në Hagë, Abu Dhabi dhe Tunis, po ashtu të gjitha në vitin 2018.

Në këtë garë, Kosovën e përfaqësuan dje edhe tri xhudiste – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Këto dy të fundit ia fituan Kosovës nga një medalje të argjendtë, ndërsa Majlinda e mbylli garën pa medalje.

Suksesin e Akil Gjakovës do të tentojë ta përsërisë nesër edhe Loriana Kuka, e cila garon në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.