Dritës i mungoi shtatëlartësia e lojtarëve

Gjilan – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta–Petriti” në Gjilan. Shikues: 500 Gjyqtarë: H. Zeka, E. Raça, F. Ramadani. Pesë gabime personale” Mehmeti, Sylejmani, Hyseni (Drita) – Meklain (Prishtina). Drita – Sigal Prishtina 74:97 (17:27, 16:21, 15:33, 26:16)
Drita: Bajraliu, Agomo 8, Shingles 13, Blackmon 19, Hyseni 5, Sylejmani 8, Mehmeti 12, Ibrahimi 6, Aliu, Fazliu, Dushica. Trajner G. Selimi
Sigal Prishtina: Azemi 17, Mustafa 5, Binxhia 5, F. Rugova 7, Kuraja 4, G. Rugova 14, Breca 21, Podvorica 4, Gërxhaliu, Mekaj 2, Meklein 8, Terel 11. Trajner I. Karabegu.
Basketbollistët e Dritës së Gjilanit kanë pësuar humbje prej 23 pikëve dallim nga skuadra e Prishtinës, e cila në çdo aspekt ka qenë më e mirë se skuadra vendase. Cilësia dhe dallimi në lojtarë ishte e dukshme dhe po mos të lëshoheshin mysafirët në zëvendësime të shpeshta me lojtarë nga banka rezervë, rezultati do të ishte shumë më i thellë.
Vendasit mirë e kanë filluar takimin duke i bërë ballë sulmeve të mysafirëve dhe deri 3 minuta para përfundimit të çerekut të parë epërsia kalonte herë për gjilanasit e herë për mysafirët nga Prishtina.
Mysafirët në tre minutat e fundit me mbrojtje të fortë dhe sulme të shpejta kanë arritur që këtë çerek ta përfundojnë me 10 pikë epërsi. Edhe dhjetë minutat e dytë i kanë takuar mysafirëve, të cilët me kalimin e kohës e shtonin epërsinë dhe në disa momente epërsia e tyre kalonte edhe 20 pikëshin, ndërsa për një epërsi të lartë më të merituarit në radhët e mysafirëve ishin Azemi e Rugova që shënuan mbi gjysmën e pikëve të Prishtinës dhe për të përfunduar gjysmëloja e parë me 15 pikë dalim në të mirë të mysafirëve 33:48.
Edhe çerekun e tretë mysafirët nisin furishëm ndeshjen duke shfrytëzuar lartësinë e tyre, pasi lojtarët shtatëlartë të Dritës për shkak numrin të madh të gabimeve ishin të detyruar të dalin nga loja dhe këtë e shfrytëzojnë basketbollistët e Prishtinës, të cilët këtë çerek të lojës e përfundojnë me 33 pikë dallim 81:48.
Në çerekun e katërt mysafirët duke parë epërsinë e lartë në ndeshje inkuadrojnë formacionin e dytë, që ishte mundësi për vendasit të zbusin rezultatin, gjë e cila edhe ndodhi, pasi vendasit në fund arrijnë të zvogëlojnë epërsinë edhe deri në 15 pikë, por mysafirët përsëri angazhojnë lojtarët nga përbërja e parë, të cilët arrijnë në fund të përfundojnë takimin me 23 pikë dallim 74:97.
Lojtarët më efikas në radhët e vendasve ishin Blakmon me 19 pikë, ndërsa tek mysafirët më të mirët ishin Breca me 21 pikë dhe Azemi me 17 pikë të shënuar./rajonipress/