Mobi Casa

Dritë Maliqi me shumë arsye synon sërish pozitën e këshilltares komunale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dritë Maliqi ish deputete e Kuvendit të Kosovës, autore e nënshkrimit të Pavarësisë së Kosovës, për dy mandate këshilltare komunale, nënkryetare e LDD-së në nivel qendror, për 8 vite drejtoreshë e suksesshme në shkollën “Thimi Mitko”, iniciatore e parë për hapjen e Universitetit të Gjilanit, synon të marrë sërish pozitën e këshilltares komunale për të dhënë kontributin e saj për Gjilanin dhe gjeneratat e reja.

Dritë Maliqi ka shumë arsye të kandidojë sërish dhe të fitojë besimin e gjilanasve për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale. Maliqi për rajonipress shpalos synimet e saja për të fituar besimin e gjilanasve që të jetë edhe për një mandat në ulësen e këshilltares komunale.

Maliqi e cila rrjedhë nga një familje me tradita të pasura atdhetare e kombëtare, nga një familje e përndjekur dhe e persekutuar dhe nga një prind shumë i vendosur, e, i guximshëm për kombin (Ramadan Maliqi – Malisheva), thotë se në politikë ka hyrë qysh si fëmijë.

Megjithatë, Maliqi ka një përvojë shumë pozitive në politikë dhe në jetën institucionale. Ajo ka pasur fatin të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës dhe të jetë nënshkruese e Pavarësisë së Kosovës. Ka hyrë në LDD në Gjilan qysh në vitin 2006 derisa dy mandate ka qenë këshilltare komunale dhe tani së fundit ajo është edhe nënkryetare e LDD-së në qendër.

Mobi Casa

Në Asamblenë e Gjilanit ajo me sukses ka udhëhequr komitetin për kulturë, rini, sport dhe barazi gjinore.”Në këtë pozitë asnjëherë nuk i kam zhgënjyer qytetarët e Gjilanit sepse jam përpjekur maksimalisht që të avancojë jetën institucionale të të rinjve gjilanas.Do të jem aktive edhe në mandatin tjetër dhe synim imi është që Gjilani të ketë një edukim dhe një arsimim të mirë, derisa të rinjtë të kenë vendin e merituar” tha Maliqi.

Maliqi thotë se edhe si deputete ka dhënë kontribut të pamohueshëm për Anamoravën.”Shikojini incizimet dhe mund ta vëreni se jam ndër të parat që kam kërkuar hapjen e Universitetit të Gjilanit” thotë ajo me krenari.

Ndërkaq për koalicionin LDD-AAK thotë se ka qenë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe Gjilanin. Ajo është e bindur se kësaj radhe do të gjejë përkrahje edhe më të fuqishme nga qytetarët e Gjilanit sepse ajo ishte avokate e mbrojtjes së të drejtave të tyre në çdo kohë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.