Uji Dea

Dritarja ime…

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Krijime nga Manifestimi Rajonal i Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, mbajtur më 8 qershor 2013 në Grykën e Karadakut. Kësaj radhe ju prezantojmë poezinë e Linditë Ramushit.

Linditë RAMUSHI

DRITARJA IME…

Minutat e pushuar që më ecin ngadalë
si orë e vjetër me kambanë
akrepash rënduar nga peshë hekuri
vijnë dritares sime.

Eco Higjiena

Dritarja rrethuar nga ballkonet
e parku jeshil
si imazh
tërë ditën pret minutat e pushtimit.

Akrepët dhe duart tua
më ngjajnë njësoj në hije
tek zgjaten krahëhapur
e bien pre e përqafimit tim.

Dritarja ime
që njeh pëllëmbë për pëllëmbë
rrugën tënde