Drita zyrtarisht përforcohet me Ilir Blakqorin
Mbrojtësi i majtë Ilir Blakqori ka arritur marrëveshje me “bardh e kaltërtit” e Dritës.
Blakqori më herët ishte edhe futbollist i rivalit lokal të Dritës, Gjilanit, tek “bardh e kaltërtit” e Dritës ky është transferi i parë në këtë stinorë.
Siç bëjnë të ditur nga kampi i Dritës, gjatë ditëve në vijim do të ketë përforcime të bujshme tek ish-kampioni i Kosovës, Drita./rajonipress/


