Fundamenti

Drita vazhdon rrugën drejt titullit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Superligës së Kosovës në futboll Drita, me mjaft vështirësi arriti ta mposhtë skuadrën e fundit në tabelë Dukagjinin nga Klina me rezultat 2-0, duke e mbajtur ende pozitën e liderit me 58 pikë të tubuara.

Mysafirët gjatë tërë ndeshjes treguan angazhim maksimal, ndërsa futbollistët e Dritës edhe pse krijuan një mori raste nuk arritën më shumë se dy herë ta gjejn rrjetën e portierit Bojaj.

Në pjesën e parë Drita tregoi lojë mjaft të plogësht edhe pse u krijuan disa raste siq ishin ato të: Haxhimusës, Fazliute Emini, por gjuajtjet e tyre përfunduan jashtë portës.

Ndërsa në këtë pjesë vlen të veçohen rastet e Dukagjinit, ku përmes Marmullakut e Elezajt në dy rastet rrezikuan Faton Malokun “gardiani” i Dritës.

Në minutën e 47-të, Izair Emini ndalet nga Palushaj në zonë dhe arbitri me të drejt tregoi pikën e bardhë.
Gjuajtjen nga pika e bardhe e ekzekuton Haxhimusa por portieri Bojaj pret.

Mobi Casa

Në minutën e 58-të, Drita arrinë të zhbllokon rezultati pas goditjes nga këndi me kokë mbrojtësi i majtë Leci me kokë nga afërsia gjenë rrjetën e musafirve 1-0.

Dy minuta para përfundimit të ndeshjes Vuqaj pason gjerë te Astrit Fazliu i cili nga 10 metra me gjuajtje të furishme gjenë këndin e epërm të musafirve për ta përmbyll këtë sfidë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes deklaroi.
“I përgëzoj mysafirët për lojën e treguar, ne krijuam mjaft raste por na mungoi fati por në të ardhmen nuk guxojmë t`i përsërisim rastet për të mos shënuar, sot me rëndësi është fitorja. Tani do të vin ndeshjet direkte dhe nuk do të kemi kohë për relaks.

Në javën e 28-të, Drita është udhëtuese në Podujevë ku do të ballafaqohet me Llapin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.