ARKATANA

Drita vazhdon me fitore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në kuadër të javës së 10-të, të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, futbollistët e Dritës me meritë arritën të mposhtin Ferizajin në fushë të saj me rezultat 0-2.

Futbollisti më i mirë në fushë, Xhevdet Shabani, sot ishte i pandalshëm për mbrojtjen e Ferizajit, në dy asistet e tij bashkëlojtarët e tij arritën t`i konkretizojnë në gola.

Sulmuesi i Dritës, Xhevdet Shabani pas një aksioni të mirë nga 18 metra, gjen Betim Haxhimusën i cili nuk e pati të vështirë të mposht portierin vendas Blakqorin, duke sjell “bardh e kaltërtit” e Dritës në epërsi.

Kur gjithçka po merrte fund, edhe njëherë në minutën shtesë në atë 95-të, Xhevdet Shabani edhe njëherë gjen mirë rezervistin Haxhineziraj, i cili nga 7-8 metra vulos gjithçka në këtë takim.

Futbollistët e Ferizajit, rastin më të mirë në ndeshje e kishin në minutën 53-të, kur Haliti i vetmuar dështon ta mposht Rexhepin e Dritës.

United Hospital

Futbollistët e Ferizajit plot 14 minuta ishin me një futbollist më pak në fushë, pasiqë në minutën e 76-të, arbitri Shala e ndëshkon për të dytën herë me karton të verdhë e pastaj të kuqin Krist Markun, pasi një ndërhyrje të palejuar në Shaqirin e Dritës.

Me këtë fitore skuadra e Dritës ka bërë një hap gjigant drejt kreut të tabelës.

Trajneri i Dritës, Shpëtim Duro, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Në pjesën e parë zhvilluam lojë të mirë, ndërsa të dytën në 20 minutat e parë nga rëndësia e pikëve luajtëm jo mirë, por në përgjithësi ne arritëm ti marrim tri pikë nga kjo ndeshje dhe dalëngadalë po marrim ritmin e duhur, me rëndësi është se futbollistët po kuptojnë filozofin e lojës sime por ende jemi mbrapa me pikë nga pozitat e para”.

Në javën e 11-të, Drita është nikoqire e KEKU-t./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.