Drita vazhdon me fitore
Skuadra e Dritës ka vazhduar me fitore, kampionia në fuqi ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Feronikelit me rezultat 1-2.
Në pjesën e parë skuadra e Feronikelit kontrolloj ndeshjen, ndërsa Drita zhvilloi një pjesë të parë të dobët.
Pas disa rasteve të skuadrës së Feronikelit, pas një gabimi të portierit Maloku, në minutën e 20-të, Mendurim Hoti shënon për 1-0.
Në pjesën e dytë ishte krejt ndryshe, pasi Drita arriti që të kontrolloj takimin.
Në minutën 52, pas një harkimi të Vucajt nga e djathta, Astrit Fazliu gjendet më së miri dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë.
Pas disa rasteve të mira, në minutën 68, pas një harkimi të bukur të Xh.Shabanit, Rexha qëlloi topin me kokë e ai u përplas për shtylle, por sërish vrapoi Rexha dhe herën e dytë e qëlloi topin me këmbë, për ta përplasur në rrjetë, dhe për të sjell Dritën në epërsi.
Feronikeli pati rast të mirë të barazojë nëpërmjet Bedrii Grecës, por portieri Faton Maloku, shpëtoi gol të sigurt./rajonipress/


