Drita udhëton për 10 ditë në Bansko të Bullgarisë
Ekspedita e “bardh e kaltërve” të Dritës, sot është nisur drejt shtetit të Bullgarisë për ta zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve.
Nikoqir i Dritës do të jetë qyteti Bansko, i cili ofron kushte optimale për përgatitje.
“Bardh e kaltërtit” e Dritës, gjatë kësaj periudhe do të zhvillojnë 3 ndeshje miqësore me skuadrat të cilat gjinden në këtë qytet gjatë përgatitjeve.
Ashtu siç kemi paralajmëruar, ekspeditës së Dritës ju ka bashkangjitur edhe portieri Faton Maloku i cili rikthehet pas dy vitesh në futbollin Kosovar./rajonipress/


