Eko Higjiena

Drita tregon forcën e saj ndaj Prishtinës në Drenas

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Përforcimet e Dritës dhanë provimin së paku ndaj Prishtinës në Drenas, duke e hapur edicionin në mënyrë spektakulare duke e mposhtur Prishtinën më rezultat 1 – 0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas për shkak renovimit të stadiumit në Prishtinës.

Tifozët e Dritës, “Intelektualët”, kishin udhëtuar drejt Drenasit për t`i përcjellur dashamirët e tyre dhe nuk u zhgënjyen me ata çka dhuruan gjatë 90 minutave në fushën e blertë të futbollit.

Deri në minutën e 33-të, dy skuadrat ishin të kujdesshme por këtë qetësi e prishi Xhevdet Shabani, ku pas një aksioni shumë të bukur mes Fazilut dhe Kryeziut nga 10 metra nga krahu gjuan Shabani duke e shtangur në vend portierin e Prishtinës, Bekaj, dhe del se ky gol i siguroi tri pikë në fillim të kampionatit të ri futbollistik skuadrës së Dritës.

Mobi Casa

Futbollistët e Prishtinës patën rastin më të mirë të ndeshjes të shënojnë në minutën e 61-të, por gjuajtjen e Mankendës e ndal shtylla.

Deri në fund të ndeshjes futbollistët e Prishtinës bën përpjekje të shënojnë, por nuk arritën pasiqë të gjitha repartet e Dritës funksionuan ashtu siç duhet.

Trajneri Milaim Zuzaku i Dritës pas ndeshjes deklaroi.
“Kam qenë i bindun se nga kjo ndeshje do të kthehemi triumfues, djemtë luajtën mirë dhe kjo u shpërblye me fitore, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më fort pasi para vete kemi edhe 32 javë”.

Në javën e dytë, Drita prapë do të jetë udhëtuese ku do të takohet me Besën e Pejës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.