ARKATANA

Drita tërhiqet nga garat, FBK s’di gjë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një tjetër paralajmërim për tërheqje. Kësaj here jo te meshkujt, por nga i njëjti qytet te femrat. Drita e Gjilanit ka njoftuar se do të tërhiqet nga garat në ETC Ligën e femrave pas vendimit të fundit të Komisarit të Garave pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës. Gjilanasit nuk po e pranojnë humbjen me rezultat zyrtar të skuadrës së tyre në sfidën ndaj Penzës, 20:0.

Trajneri i Dritës, Afrim Selimi, duke folur për Arena ka kumtuar vendimin e skuadrës së tij, duke e quajtur atë si jo të drejtë. “Kemi vendosur të tërhiqemi nga garat pas vendimit që ka marrë Komisari i Garave pasi ka qenë një vendim jo real”, deklaroi shkurtimisht Selimi.

Ndeshja ndërmjet Dritë dhe Penzës u ndërprerë në minutën e tetë të çerekut të parë pasi në fushën e lojës ishin hedhur më shumë se pesë petardë në parket dhe janë ndezur fishekzjarrë nga tifozët gjilanas.

ARKATANA

Pas kësaj, palestra u mbush me tym dhe gjyqtarët vendosën ta zbrazin sallën. E, pasi tymi nuk u largua për kohën e caktuar duke pamundësuar vazhdimin e lojës, gjyqtarët vendosën që ta ndërprejnë atë. E, informatori i komisarit, Bajrush Ademi, e regjistroi sfidën 20:0 në favor të skuadrës pejane, ashtu siç edhe e parasheh Propozicioni i Garave.

Ndryshe, Drita përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me tetë pikë të tubuara duke shënuar tri fitore dhe pësuar dy humbje…(Tribuna – Arena).