ARKATANA

Drita tërhiqet nga garat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Klubi i hendbollit Drita është tërhequr nga garat e Superligës së Kosovës si rezultat i vendimit të Federatës së Hendbollit që ndeshjen e ndërpretë ndaj Vëllaznimit ta regjistrojë me rezultat zyrtar 10:0 në të mirë të gjakovarëve dhe ekipin gjilanas t’i merret një pikë nga fondi i pikëve të tyre. gjithashtu, portieri i këtij ekipi, Arbër Sylejmani u dënua me dy ndeshje moslojë dhe 50 euro gjobë, pasi u konstatua se ishte iniciator i incidentit të ndodhur fundjavën që shkoi në Junik.

“Kemi vendosur përfundimisht t’i braktisim garat. Kjo ndodh për shkak të vendimeve qesharake nga FHK, të cilët shqiptuan dënime katastrofale në dëm të Dritës. Në atë ndeshje, Drita ishte viktimë dhe u sulmua në terrenin mysafir, mirëpo dikush po sheh ndryshe. Kjo ishte shumë e tepërt dhe e papranueshme për klubin”, shkruan në vendimin e ekipit gjilanas.

ARKATANA

“Kjo se çka ka bërë FHK është marre, anim i tmerrshëm i skuadrës kundërshtare, krejtësisht e papranueshme. FHK, jo vetëm që e shkatërroi një klub me traditë, por e shoi edhe ëndrrën e shumë djemve të rinj që filluan ta dashurojnë këtë sport”, vijon letra e kryesisë së klubit. Trajneri, njëkohësisht kryetari i klubit, Luan Sllamniku është ankuar në FHK-në, duke insistuar se ekipi i tij me lojtarë të rinj u rrah pa mëshirë nga ana e gjakovarëve.

Ai mendon të ankohet në Shkallën e Dytë dhe më pas të vendos përfundimisht. Sllamniku ka konfirmuar se gjilanasit nuk do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës me Kastriotin. Komisioni i Garave i FHK-së ndërkohë ka konstatuar se gjilanasve u është dhënë një dënim i lehtë, në krahasim se sa e kanë merituar, vetëm që mos t’ia vështirësojnë edhe më tej punët këtij ekipi. Aktualisht, Drita ka vetëm tri pikë, duke regjistruar në parket 2 fitore dhe 10 humbje. Ndërkohë, Vëllaznimi është gjobitur me 150 euro për shkak të mos xhirimit të ndeshjes, e vlefshme për xhiron e 12-të, që u zhvillua të dielën që shkoi në Junik.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.