Fundamenti

Drita shpëton një pikë nëpërmjet penalltisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në javën e 20 në stadiumin e qytetit në Gjilan, në praninë e rreth 1.500 shikuesve Drita e Llapi kanë ndarë pikët duke përfunduar ndeshjen me rezultat 1-1. Me atë se çka u tregua gjatë 90 minutave, dy skuadrat duhet të jenë të kënaqur me ndarjen e pikëve.

Në një fushë tejet të vështirë që ju shkaktoi problem dy skuadrave, mysafirët arritën të parët në epërsi, Valmir Veliu pas një kundërsulmi të shpejtë me mjeshtri mposht portierin Faton Malokun 0-1.

Drita arrinë të barazon në minutën e 77-të, nëpërmjet Ardian Cuculit nga penalltia,ndërsa më herët Selmani bën ndërhyrje të palejuar në Krasniqin, me rishikimin e VAR-it, arbitri tregon pikën e bardhë.

Mobi Casa

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas 90 minutave ka deklaruar “Llapi luajti mençur duke u mbrojtur, më pëlqeu karakteri i futbollistëve të mijë që me çdo kusht dëshironin golin por mos të harrojmë edhe Llapi i kishte rastet e saja”.

Ndërsa homologu i Nuhiut Tahir Batatina ka theksuar “Penalltia ishte e lehte, ashtu siç jemi përgatitur ashtu luajtëm këtë ndeshje, besoj se do të vazhdojmë me lojëra të mira ndërsa barazimi është i kënaqshëm për dy skuadrat”.

Drita pas 20 javëve ka tubuar 38 pikë, ndërsa Llapi me 33 sosh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.