Fundamenti

Drita shpëton një pikë në minutat shtesë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Skuadra e Dritës me mund të madh ka arritur ta nxjerr një pikë në minutat shtesë në ballafaqim me Drenicën në stadiumin e qytetit në Gjilan, duke ndarë pikët me rezultat 2-2.

Futbollistët e Dritës mjaft mirë e filluan ndeshjen, në minutën e 8-të, Liridon Leci me kokë gjuan por godet shtyllën.

Në minutën e 12-të, pas tollovisë së krijuar futbollisti i Drenicës, Andrews shënon duke sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Andrews pasi shmang Gërbeshin shënon për 2-0.

Në minutën e 72-të, Xhevdet Shabani pas harkimit nga këndi me kokë shënon Betim Haxhimusa për rezultatin 2-1.
Rast të mirë shënimi kishte kapiteni Limani i cili nga afërsia gjuan mbi portë.

Në minutën e 81-të, sulmuesi i Dritës Nwabueze shënon me kokë por arbitri Fatmir Tahiri sinjalizon në qendër por arbitri anësor Preniqi sinjalizon ndërhyrje të palejuar në portierin Ymeri, duke e anuluar golin e rregullt të Dritës.

Uji Dea

Kur të gjithë në stadium menduan se fitorja do ti takon Drenicës, në minutat shtesë në atë 95-të, mbrojtësi Islami bën ndërhyrje të palejuar në Krasniqin dhe arbitri Tahiri akordon penalti.

Goditjen më të rënd në futboll e ekzekuton Gërbeshi portjeri Ymeri mbron por aty gjendet Leci i cili barazon në 2-2.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, pas ndeshjes ka ngritur akuza në ndarjen e drejtësisë.
“Jam i kënaqur me pjesën e parë ndërsa me atë të dytën jo, arbitri Fatmir Tahiri ka qenë i një anshëm, penalltia ka qenë diskutabile por këta janë arbitrat e Përparim Hasanit e Agim Ademit”.

Ndërsa trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksuar
” Futbollistët kanë treguar karakter, u rikthyem pas disavantazhit e kemi merituar së paku një pikë, por ne gjerë në fund të kampionatit do të luftojmë për çdo ndeshje”.

Në javën e 28-të, Drita do të pres në shtëpi Trepcën89./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.