ARKATANA

Drita shpëtoi nga humbja në sekondat e fundit të ndeshjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollistët e Dritës në javën e VI-të, nuk kanë arritur të marrin më tepër se një pikë në ballafaqim me Trepçën’89 nga Mitrovica, duke i ndarë pikët me rezultat 1-1.

Minatorët nga Mitrovica gjatë 90 minutave shfaqën lojë të mirë duke mos i dhënë hapësirë futbollistëve të Dritës të rrezikojnë portën e tyre.

Futbollistët e Dritës në këtë ndeshje nuk arritën asnjëherë të krijojnë rast shënimi në portën e portierit Hyseni të mysafireve.

Futbollistët e Trepçës’89 golin e epërsisë e arrin në minutën 27-të, së pari Leart Emini lanson një projektil nga 30 metra portieri Tofilofski kap topin por i shpëton nga duart e nga afërsia me kokë Arb Manaj gjenë rrjetën e Dritës.

Futbollistët “bardh e kaltër” të Dritës me lojë konfuze dhe pa raste shënimi nuk rrezikuan portën mysafire.

ARKATANA

Fortunato në minutën e 79 e 84 tenton nga gjysmë rastet por gjuajtjet e tij përfundonin mbi portën mysafire.

Fortunato çka nuk bëri gjatë 90 minutave në minutat shtesë në atë 95-të, pasi kalon dy futbollist mysafirë arrin ta mposht Hysenin e Trepces’89 për të shpëtuar një pikë tejet të vlefshme.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Një ndeshje shumë e vështirë, portieri ynë edhe njëherë gaboi por edhe këto gabime do ta eliminojmë, ndërsa futbollistët e mi edhe njëherë treguan karakter dhe forcë duke mos u dorëzuar në asnjë moment”.

Kurse trajneri Shpëtim Idrizi i Trepcës’89 ka theksuar.
“Një ndeshje shumë e vështirë, futbollistët e mijë treguan lojë të mirë ndaj një kundërshtari të fort siç është Drita, është hera e dytë në këtë kampionat që pësojmë në sekondat e fundit kjo nuk është e drejt”.

Në javë e VII-të, zhvillohet derbi i javës ku Drita është mysafire e rivalit të saj Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.