ARKATANA

Drita shkëlqen, një hap afër titullit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Futbollistët e Dritës janë gjithnjë e më afër titullit të kampionit, ata në javën e 29-të në një ndeshje spektakulare në praninë e 3000 shikuesve, gjunjëzuan skuadrën shumë të fort Feronikelin me rezultat 3-1.

Ashtu siç është pritur ky ballafaqim me të drejt ishte derbi i kësaj jave, mysafirët nga Drenasi treguan një lojë angazhuese por u dorëzuan para futbollistëve të Dritës dhe “Intelektualëve”, të cilët meritojnë notën më të lart me përkrahjen e tyre gjatë 90 minutave.

Duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshje, futbollistët e Dritës shumë herët kërkuan golin por nuk e arritën.
Në minutën e 8-të, Kastriot Rexha gjuan me kokë nga 13 metra por Faton Maloku shpëton portën e tij.

Në minutën e 21-tv, Haxhi Neziri provon nga 12 metra por Maloku dëbon topin jashtë portës së tij.

Futbollistët mysafirë në aksionin e parë në minutën e 30-të, e shfrytëzojnë gabimin e mbrojtësve të Dritës e këtë më së miri e shfrytëzon sulmuesi, Mendurim Hoti, i cili nga 17 metra gjen këndin e poshtëm të Leutrim Rexhepit.

Kastriot Rexha kishte edhe një mundësi në minutën e 43-të, por Faton Maloku shpëton rrjetën e tij.

ARKATANA

Më në fund vjen edhe goli i barazimit në minutën e 63-të, Xhevdet Shabani harkon në tollovinë e krijuar më së miri gjendet, Bujar Shabani i cili nga 3 metra plason topin në rrjet.

Në minutën e 75-të, Kastriot Rexha godet horizontalen e Malokut.

Në minutën e 86-të, shpërthejnë shkallët e stadiumit pasi shënohet goli i epërsisë, Prekazi luan me DOS ndërsa arbitri Tefik Maloku nga Podujeva akordon penalty.
Dënimin më të rënd në futboll e ekzekuton Fidan Gërbeshi duke sjell emocione në stadium.

Arbitri Maloku vazhdon ndeshjen për 9 minuta shtesë, në minutën e 95-të rezervisti Leutrim Kryeziu pasi pranon një top nga Livoreka jep goditjen e fundit mysafireve në 3-1.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka deklaruar.
“Ndeshje jashtëzakonisht e vështirë kjo u vërtetua edhe gjatë ndeshjes, por shënuam fitore të meritueshme, me rëndësi ne nuk u dorëzuam dhe shënuam, ndërsa ndeshja me Gjilanin është diçka e veçantë, por shpresojmë se do t’ja dalim”.

Ndeshjen e javës së 30-të, Drita zhvillon derbit lokal me Gjilanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.