Hidromorava

Drita “shkatërron” Feronikelin, me 7 gola për të marrë kreun e tabelës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët e Dritës kanë shënuar fitoren më të thellë në këtë kampionat në Superligën e Kosovës, duke shënuar shtatë herë në portën e Feronikelit. “Bardhekaltertit” stinorin pranveror e filluan në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan për shkak se stadiumi i qytetit të Gjilanit nuk i ka plotësuar kushtet që të zhvillohet kjo ndeshje për shkak gjendjes së vështirë në fushë.

Mesfushori Hamdi Namani ka shënuar hat-trick, në pjesën e parë duke shënuar tri herë në portën e Feronikelit. Namani ka arritë të shënon golin e tij të parë në minutën e 4 të ndeshjes, ndërsa qendërsulmuesi Simonovski shënon në minutën e 21 por goli anulohet për shkak pozitës jashtë loje.

Në minutën e 29-të, Namani me kokë shënon golin e tij të dytë ndërsa në minutën e fundit të pjesës së pare, Namani kompleton hat-trick-in e tij për ta vulosur këtë ndeshje qysh në pjesën e pare.

Në minutën e 53-të, Simonovski nga afërsia shton epërsinë në 4-0, ishte njëherit goli i 8 i tij në Superligën e Kosovës.

ARKATANA

Në minutën e 73-të Armend Muja pas dy asistimeve gjenë golin e pestë për skuadrën e tij, i cili shënon nga 18 metra. Në minutën e 80-të rezervisti Kryeziu pas dy tentimeve arrinë ta mposht portierin Bujqinca duke ngrit epërsinë në 6-0.

Në minutën e 86-të, rezervisti Tahiri nga afërsia me mjeshtri shënon për 7-0. Në javën e 20-të, Drita është nikoqire e Llapit në Gjilan.

Me 37 pikë Drita merr kreun e tabelës së klasifikimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.