GRANDEMALL

Drita shënon fitoren e dytë radhazi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 1000. Gjyqtarë: Gashi, Grezda, Ramadani. Pesë gabime vetanake: Sylejmani (Drita), Berisha, Juniku, Joshua (RTV 21). Drita – RTV 21 83:75 (24:21, 16:17, 23:23, 20:14).

Drita: B. Aliu, Jakupi, Ramadani, Chambers 29, Blackmon 20, Demolli, Sylejmani 8, Denelson 12, Ibrahimi, Dushica, Mehmeti 14, A. Aliu.

RTV 21: Islami 3, White 7, Joshua 18, Gashi, Ahmetoviç, Berisha 9, Juniku 13, Bajrami 13, Kurtolli 1, Clark 10.

Basketbollistët e Dritës kanë shënuar fitore të rëndësishme, kundër skuadrës që deri në ketë ndeshje kishte vetëm një fitore më shumë se Drita dhe tash me këtë fitore dhe këto pikë të fituara është bashkuar me skuadrat tjera që deri në fund do të luftojnë për të mbetur edhe një vit në elitën e basketbollit kosovar.

Mobi Casa

Pjesa më e madhe e ndeshjes ka kaluar me epërsi të lehtë të Dritës duke u shkëputur disa herë në pikë, por ishin mysafirët që çdoherë ngjeshin radhët dhe ktheheshin në lojë.

Megjithatë loja më e mirë e vendasve është zhvilluar në çerekun e fundit, duke shënuar disa pikë radhazi dhe duke shfrytëzuar kështu daljen nga loja të dy basketbollistëve kryesor të mysafirëve me nga pesë gabime që ishin basketbollistët më efikas në radhët e mysafirëve.

Lojtarët më efikas në radhët e Dritës ishin Chambers me 29 pikë dhe Blackmon me 20 pikë, derisa te mysafirët u dalluan Joshua me 18 pikë dhe Juniku me 13 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.