Drita shënon fitore të parëndësishme
Gjilan – Skuadra e Dritës edicionin e garave 2016-2017, e ka përmbyllur me fitore ndaj skuadrës së Pejës me rezultat 2-0.
Dy skuadrat në takimin e sotëm edhe pse kanë përfunduar edicionin e garave, ato në mesjavë dhe në fundjavë, do të zhvillojnë ndeshjet më të rëndësishme të edicionit.
Drita në fundjave për herë të tretë, kërkon shpëtimin në “barazh”, ndërsa Besa në mesjave zhvillon finalen e kupës kundër Llapit.
Drita në këtë ndeshje ishte më e motivuar dhe në praninë e 1 000 shikuesve arriti të fitoj ndeshjen me rezultat 2-0.
Drita golin e epërsisë e shënoj në minutën e 23-të, pas një harkimi të bukur nga Florim Berisha më së miri gjendet Samir Zeneli i cili me kokë nga 7 metra gjen rrjetën e portierit mysafirë.
Golin e dytë skuadra e Dritës, e shënoj në minutën e 53-të nga pika e bardhë, i saktë ishte Leutrim Kryeziu.
Drita këtë edicion të garave e përfundoi në pozitën e 9-të me 35 pikë./sylejman ismajli/ rajonipress/


