ARKATANA

Drita shënon fitore për t`i ikur barazhit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në derbin e javës së 28 të Vala Superligës së Kosovës në futboll, dy skuadrat Drita dhe Ferizaj skuadra të cilat po luftojnë për t`i ikur barazhit, kanë zhvilluar një ndeshje të fort ndërsa më e suksesshme ka dal Drita e cila e ka mposhtur skuadrën udhëtuese me rezultat 2-1.

Ndeshja e sotme ka mundur të përfundon me fatalitet pasi një shikues i moshës 13 vjeçare, duke e përcjellur ndeshjen jashtë stadiumit në shkollën e cila është duke u ndërtuar bie nga kati i dytë duke marrur lëndime të mëdha, menjëherë ka intervenuar Shërbimi Policor dhe me ndihmë të shpejt është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Rëndësia e madhe e pikëve ka bërë që gjyqtari i sotëm Gramos Shala nga Peja të ndanë 8 kartonë të verdhë.

Mysafirët kanë mundur shumë lehtë në minutën e 9 të kalojnë në epërsi, Sadiku i mysafireve gjuan nga 16 metra, por portieri i Dritës, Betim Halimi shpëton portën e tij.

Golin e epërsisë vendasit e shënojnë në minutën e 42, pas harkimit nga këndi në tollovinë e krijuar më së miri gjendet Denis Haliti i cili nga 12 metra anash shënon për 1-0.

Hidromorava

Mysafirët arrijnë të barazojnë në minutën e 60, së pari Enis Kuka kalon një mbrojtës të Dritës gjuan nga 10 metra Halimi mbron shkurtazi dëbon topin gjerë të futbollisti Maqedon, Millan Ristovski i cili nuk e patë vështirë nga 5 metra të barazon në 1-1.

Gëzim i madh në shkallët e stadiumit të qytetit vjen në minutën e 65, pas një harkimi të thellë Përparim Livoreka nga një pozitë e vështirë arrin të gjen vijën fatale të portierit mysafir Leotrim Rexhepit, për t`i siguruar skuadrës së tij tri pikë të vlefshme.

Trajneri i Ferizajit pas ndeshjes deklaroi.:”Skuadra jonë nuk luajti siç ishim marrë vesh, pësuam nga gabimet tona Drita fitoi me meritë, por gjyqtarët e sotëm ishin skandaloz”.

Milaim Zuzaku trajneri i Dritës theksoi: “Është një fitore shumë e vlefshme e skuadrës sime, ne do të vazhdojmë nuk do të dorëzohemi ishte një lojë e fort, por ne kryem detyrat tona dhe morëm tri pikë”.

Skuadrën e Dritës në javën e 29-të, e pret një ndeshje shumë e vështirë ku do të udhëton në Prizren për tu takuar me Lirinë./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.