ARKATANA

Drita “shëndrit” në Podujevë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të rëndësishme në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke mposhtur Llapin me rezultat 0:2.

Me fitoren e arritur në Podujevë, “Intelektualët” kanë bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit. Të parët që rrezikuan në ndeshje, ishin vendasit.

Në minutën e 20-të, pas rishikimit në VAR, gjyqtari kryesor i ndeshjes akordon penallti për Llapin, pasi Besnik Krasniqi i Dritës, kishte luajtur me dorë.

Përgjegjësin për penallti e mori Festim Alidema, i cili shpërdori këtë mundësi të artë duke e dërguar topin jashtë kornizës së portës. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në minutën e 60-ta, Drita kalon në epërsi.

UBT

Ilir Blakqori pason bukur në zone për Blend Baftiun, i cili me një goditje të saktë shënon për 0:1.

Në minutën e 93-të, skuadra vendëse – Llapi sulmonte me gjithë forcat, por mysafirët arrijnë që me një kundërsulm të gjejnë golin e dytë, nëpërmjet rezervistit Ovoukan.

Drita me këtë fitore qëndron në pozitën e parë por tani me 3 pikë më shumë, pasi Ballkanin ndau pikët me Prishtinën.

Në xhiron e ardhshme e cila zhvillohet të dielën, Drita është nikoqire e Ballkanit – ndeshje kjo e cila mund të vendos edhe titullin e kampionit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.