Hidromorava

Drita ruan lidershipin në Superligë mposht Flamurtarin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në javën e 25 të Superligës së Kosovës në futboll në praninë e 1,500 shikuesve, Drita shkëlqeu duke e mposhtur Flamurtarin e Prishtinës me rezultat 3-1.

Ashtu siç është pritur Drita shënoi fitore jo edhe të lehtë ndaj “kuq e zinjëve” të Flamurtarit njeherit ishte kjo fitorja e parë në këtë kampionat ndaj kësaj skuadre, pasiqë dy ndeshjet e kaluara Drita kishte barazuar.

Drita me këtë fitore ka arritur ta ruaj kreun e tabelës me 47 pikë e përcjellur nga Prishtina me tri pikë më pak.

Golin e epërsisë “bardh e kaltërtit” e Dritës e arritën qysh në minutën e 2-të, pas tollovisë së krijuar para portës së Flamurtarit më së miri gjendet mesfushori, Bujar Shabani, i cili nuk e pati vështirë ta gjejë rrjetën e portierit mysafir, Besnik Shehut të Flamurtarit.

Mysafirët gjithçka që mundën të bëjnë ishte minuta e 54-të, kur Shqipton Ademi me kokë barazon në 1-1.

United Hospital

Aduti kryesor i Dritës dhe njëri ndër futbollistët më të mirë në Superligë, Xhevdet Shabani në minutën e 73 me mjeshtri harkon nga 40 metra e më kokë i posa inkuadruari në lojë Haxhi Neziraj me kokë së pari godet horizontalen e më pas topi gjen rrugën në rrjetën e portierit Besnik Shehut, duke sjell Dritën në epërsi në 2-1.

Golin e nokautit futbollistët e Dritës e shënojnë në minutën e 82-të, Liridon Leci harkon nga e majta e me kokë nga 11 metra Xhevdet Shabani me mjeshtri shënon gol të bukur njeherit ishte ky goli i 10 nga 25 javët e zhvilluara të Shabanit.

Pas ndeshjes Bekim Isufi deklaroi.
“Skuadra e Flamurtarit në dy ndeshjet të cilat jemi përball na kanë sjell shumë kokëçarje, u relaksuam shumë pasi shënuam gol shumë herët por kjo në të ardhmen nuk guxon të na ndodhë. Flamurtari luajti pa ngarkesë ndërsa ne e kishim fitoren imperiativ u largova nga loja nga gjyqtari Batalli, dola pak nga vetja por edhe këto gjëra ndodhin”.

Drita ende nuk ka pësuar humbje nga 21 ndeshjet e fundit në Superligë. Në javën e 26 Drita është udhëtuese e Besës në Pejë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.