FIDANISHTJA

Drita rreshton fitoret në stilin e kampionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Skuadra e Dritës me golin e Endrit Krasniqit ka arritur fitoren e pestë me radhë, duke e mposhtur Flamurtarin në fushën e saj në”Xhemajl Ibishi” të Prishtinës, me rezultat minimal 0-1.

Ishte kjo “hakmarrja” e Dritës, pasiqë “kuq e zinjët” e Flamurtarit kishin mposhtur Dritën në javën e dytë në Gjilan me rezultat 1-3.

Për “bardh e kaltërtit” e Dritës njëherit ishte fitorja e pestë me radhë duke u ngritur ne pjesën e epërme të tabelës me 22 pikë.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi Endrit Krasniqi në minutën e 25, së pari si gjithmonë Xhevdët Shabani depërton nga e djathta pason gjerë te Krasniqi, e ky i fundit nuk e pati të vështirë nga 4 metra ta mposht portierin vendas Shehun, i cili në fund del të jetë goli vendimtar i kësaj ndeshje.

FIDANISHTJA

Tek mysafirët rastin më të mirë për të barazuar e kishte Alban Shillova në minutën e 38, por golin ja mohon portjeri i Dritës, Leutrim Rexhepi, i cili shpëton gol të sigurt.

Gjerë në fund të ndeshjes asnjëra skuadër nuk rrezikuan seriozisht në portat kundërshtare.

Trajneri i Dritës, Shpëtim Duro pas ndeshjes ka deklaruar.
” Skuadra tregoi disiplinë gjatë gjithë ndeshjes, ishte një ndeshje shumë e fortë dhe jam i kënaqur me këtë fitore, shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Në javën e 14, Drita është nikoqire e Lirisë së Prizrenit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.